Nëse themi Rowan Atkinson, direkt sjellim në mendje Mr.Bean, aktori i cili na ka bërë ta duam dhe të qeshim pafund me batutat e tij. Por përveçse humorit, ai di edhe të jetë serioz dhe këtë gjë do të na e dëshmoj së shpejti në serialin e fundit televiziv, ku luan rolin e një dedektivi. Mediat e huaja raportojnë se Rowan do të luajë rolin e një inspektori francez në serialin britanik “Maigret”. Ai rikthehet ndryshe pas një shkëputje të shkurtër nga ekrani, duke surprizuar në këtë mënyrë fansat e tij, të cilët nuk kanë humbur asnjë nga rolet e tij komike. Aktori mendon se me kalimin e viteve, nuk do të ishte i përshtatshëm për rolet komike dhe se audienca nuk do të kënaqej me të, siç kënaqej kur ai ishte më i ri në moshë. Epo tani nuk ka vetëm Mr.Bean, por edhe dedektiv!



















