KreuArt

Monika Lubonja: Këtë sezon ia kemi lënë në dorë fëmijëve!

“Rozi dhe Kopshti Magjik” është premiera e parë që do të çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar të Kukullave. Kjo pjesë e shkruar nga Rovena Rozhani, do të ngjis në skenë vetë fëmijët e teatrit, të cilët përmes batutave dhe gjesteve do të iu dhurojnë emocione dhe argëtim bashkëmoshatarëve të tyre. Primiera e shfaqjes “Rozi dhe Kopshti Magjik” do të jepet në datat 20 dhe 21 shtator në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar të Kukullave. Vetë drejtoresha e “Teatrit të Kukullave”, Monika Lubonja ka rrëfyer se këtë sezon do të ia lënë në dorë fëmijëve, me qëllim për t’i afruar më shumë më teatrin dhe ti edukojnë me dashurinë për të. Madje, sipas saj për herë të parë do të ketë edhe një audicion për fëmijë të moshës 10-13 vjeç.
Në videon e realizuar “Eja dhe ti në teatrin e fëmijëve”, fëmijët e vegjël njëzëri përcjellin mesazhe dhe i ftojnë të gjithë ti ndjekin në shfaqjen e tyre “Rozi dhe Kopshti Magjik”.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF