KreuArt

Inva Mula dhe Placido Domingo hapin Operën e Dubait!

Skenës kulturore të Emirateve të Bashkuara i është bashkëngjitur edhe Opera e Dubait, e cila u hap ditën e djeshme me pjesëmarrjen e mbretit të operave.
Tenori legjendar, Placido Domingo shënoi hapjen e operas me një koncert mahnitës, duke shfaqur edhe një herë para qindra të ftuarve mjeshtërinë e tij vokale të paarritshme. Në këtë ceremoni madhështore ka qenë e ftuar edhe sopranoja e talentuar shqiptare, Inva Mula, e cila ka kënduar në skenë me tenorin legjendar Placido Domingo.
Inva ka ndarë në rrjetet sociale disa momente gjatë këtij koncerti hapës të Operas së Dubait, ku shihet edhe përkrah tenorit të madh. Sopranoja shqiptare shkëlqente me fustanin e gjatë dhe elegant, ndërkohë që pamja e saj ishte e kuruar në detaje. Ishte pikërisht Placido Domingo, ai që prezantoi Invën për publikun e pranishëm në skenën madhështore të kësaj opera.

Opera e Dubait është e vendosur në ndërtesën më të lartë të botës, e ndërtuar nga arkitektja Zaha Hadid dhe Patrick Schumacher, kapaciteti i së cilës arrin deri në 2 mijë njerëz. Rikonstruksioni i saj ka nisur që në vitin 2013, për të përfunduar disa ditë më parë.

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF