Në website-n e tyre zyrtare metallica.com ka njoftuar rikthimin e tyre pas një pauze të gjatë në muzikë. Grupi i famshëm amerikan do të publikojë albumin e tyre më të ri në 18 nëntor të këtij viti, i cili është albumi i parë pas 8 vitesh.
“E dimë që ka kaluar një kohë e gjatë, por jemi krenarë të prezantojmë “Hardwired… To Self-Destruct”, albumi i shumë i pritur, i cili është një vazhdimësi e albumit “Death Magnetic”.
“Hardwired … To Self-Destruct” do të përmbajë 80 minuta muzikë dhe gjithashtu është titulli i këngës së parë të këtij albumi, që u publikua me videoklipin shoqërues në Youtube mbrëmjen e së enjtes. Albumi do të jetë i njëmbëdhjeti për Metallica, që përbëhet nga vokalisti-kitarist James Hetfield, bateristi Lars Ulrich, kitaristi Kirk Hammett dhe basisti Robert Trujillo.
Këngët e albumit:



















