Celine Dion kthehet më 26 gusht me albumin “Encore un soir” (Edhe një mbrëmje). Një album i gjithi në frëngiisht, i ideuar nga bashkëshorti René Angelil, që vdiq në janar të këtij viti. Një projekt që çifti po kujdesej prej kohësh dhe që më në fund u realizua si një homazh tjetër i këngëtares për shokun e një jete dhe menaxherin e saj historik.
“Punës iu bashkua edhe bashkëpunimi i Jean Jacques Goldman, që krijoi këngën që i ka dhënë emrin edhe albumit “Encore une soir”, thotë Celine Dion.
Dëshira e këngëtares kanadeze dhe burrit të saj që të punonte sërish me Goldman, pas 12 vitesh u konkretizua pikërisht me këngën, që doli në 24 maj.
Një këngë që Celine ia kishte kërkuar bashkëautorit francez: “E di që ke shkruar gjithçka për mua, por ajo që po jetoj në këto momente është shumë e rëndësishme , nëse ti do më jepje pak nga magjia jote…..”.



















