KreuArt

Bridget Jones’s Baby premiere ne kinema Millennium prej dt 15 shtator

1Kanë kaluar  12 vite që kur Bridget Jones filloi të shkruante ditarin e saj. Gjatë kësaj kohe letra ka mbetur pas dhe rrëfimet shkruhen ne iPad. Ndërkohë aventurat e publicistes britanike vazhdojnë ndërsa ajo ka kaluar të 40-at.

Në këtë kapitull të tretë të sagës Bridget Jones është e ndarë nga dashuria e jetës së saj dhe vendos që të përqendrohet në punën e saj, e rrethuar nga miq të vjetër dhe të rinj.  Për herë të parë Bridget ka gjithcka nën kontroll sa duket se asgjë nuk mund të shkojë keq në jetën e saj. Deri në momentin kur jeta e saj sentimentale tronditet kur takon amerikanin joshës me emrin Jack (Dempsey). Ai është gjithcka që zoti Darcy nuk është. Papritur Bridget  gjendet në pritje të ëmbël por ajo nuk është e sigurtë për babain e fëmijës.

Kjo është historia e “Bridget Jones’s Baby” komedisë romantike që do të fillojë të shfaqet premierë botërore në kinema Millennium prej datës 15 shtator.

Filmi është drejtuar nga Sharon Maguire  e cila është edhe regjisorja e Bridget Jones’s Diary (2001). Skenari i filmit është shkruar nga Helen Fielding, Dan Mazer and Emma Thompson që në fakt nuk është përshtatje e romanit të tretë të  Helen Fielding- “Bridget Jones: Mad About the Boy”. Ky është filmi i tretë dhe vijim i kapitullit të dytë “Bridget Jones: The Edge of Reason” 2004.

Në film aktrojnë Renée Zellëeger dhe Colin Firth, të cilët janë sërish në rolet e tyre si Bridget Jones dhe Mark Darcy, ndërsa në rolin e amerikanit joshës është aktori Patrick Dempsey. Në film përfshihet edhe këngëtari i njohur Ed Sheeran.

Sipas Colin Firth, rivali i tij i ri, Jack Qëant, intepretuar nga Patrick Dempsey është më joshës se i dikurshmi Daniel Cleaver, interpretuar nga Hugh Grant.

Filmi deri tani ka një vlerësim mjaft të mirë nga kritika e cila parashikon arkëtime mjaft të mirë që në fundjavën e tij të parë.

 Skeda e filmit

Titulli: Bridget Jones’s Baby

Regjia: Sharon Maguire

Skenari: Helen Fielding, Dan Mazer

Aktorë: Renée Zellëeger,Colin Firth,  Gemma Jones, Jim Broadbent

Kohëzgjatja:  122 minuta

Gjinia: komedi, Romancë

Sinopsi: Aventurat e reja të publicistes britanike Bridget Jones ndërsa ka kaluar të 40- t.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF