KreuArt

Surprizë, Luani i Artë fitohet nga filmi filipinas “The Woman who left”

Filmi filipinas “The Woman who left” (gruaja që u largua), një histori e gjatë xhiruar në bardhë e zi që tregon historinë e një gruaje të ndarë mes dëshirës për hakmarrhe dhe falje surprizoi duke fituar dje çmimin Luani i Artë për filmin më të mirë në Festivalin e 73-të të Venecias.

Ky film, rreth katër orë i gjatë, është shkruar dhe realizuar nga Lav Diaz, që kishte fituar në shkur çmimin “Alfred-Bauer” në Berlinale me filmin “Hele Sa Hiwagang Hapis” (Një didullë apo mister i dhimbshëm).

“Nuk arrij të besoj që fitova këtë çmim. Është shumë bukur. Kjo i shkon popullit filipinas, futës sonë, luftës së njerëzimit”, deklaroi Lav Diaz në skenën e Pallatit të kinemasë.

Në një seleksionim me tonalitete të forta hollywoodiane, është një kinema e guximshme që juria e Festivalit të 73-të, e drejtuar nga britaniku Sam Mendes, autori i filmit brilant “American Beauty”, në vitin 2000 por gjithashtu edhe të dy epizodeve të James Bond, vlerësoi në këtë mbrëmje.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF