Alicia Vikander, Michael Fassbender, Emma Stone… Edicioni i 73-të i Festivalit të Filmit të Venecias ka kapur kulmin dhe shumë yje kanë pushtuar këtë takim të madh të kinemasë që zhvillohet në krahun tjetër të Adriatikut.
Festivali do të hapet me filmin muzikor që ka çmendur të gjithë “La La Land”, ku në rolet kryesore interpretojnë Emma Stone e Ryan Gosling dhe do të mbyllet me filmin “The Magnificent Seven” me protagonist aktorin Denzel Washington, Chris Pratt, Ethan Hawke…
Kryetari i jurisë së këtij viti, është regjisori britanik Sam Mendes, i njohur për filmat e James Bond, “Skyfall” e “Spectre”.
Ndërsa në garën për çmimin e madh janë 20 filma, duke përfshirë “The Bad Batch” të regjizores Ana Lily Amirpour, “Nocturnal Animals” me Jake Gyllenhaal dhe Amy Adams, “Jackie” me Natalie Portman, “Hacksaw Ridge” me Mel Gibson dhe “The Bleeder” me Naomi Watts… Festivali do të mbahet deri në 10 shtator.



















