KreuArt

Në Bienalen e Dizajnit në Londër, Shqipëria me instalacionin më të mirë

Helidon Xhixha me veprën e tij ‘Bliss’’, ka fituar sot në Bienalen e Dizajnit në Londër çmimin ‘‘Public Medal’’ si instilacioni më i mirë, duke bërë kështu që emri i Shqipërisë të duartrokitet, falë Xhixhës, në një nga shtëpitë më prestigjioze të artit, ‘‘Somerset House’’.

Me ‘Bliss’’, Xhixha është munduar të pasqyrojë kuptimin e vërtetë të lumturisë që lind sipas tij nga një ekuilibër i brendshëm. Me këtë vepër arti, ai ka dashur të përfaqësojë ata persona që kërkojnë, si refugjat Eldoradon e re, por edhe në mbështetje të atyre personave që jetojnë në Evropë dhe e kuptojnë nevojën për të ndarë një të ardhme më të mirë me atë që, pavarësisht fatkeqësisë, kërkon t’ia dalë mbanë për fëmijët e tij.

‘Bliss’’ nuk mund të kalonte kurrsesi pa u vënë re, qysh në fillim u përzgjodh si një nga tre veprat që u instaluan në oborrin e Somerset House.

Përveç se një nga tre të përzgjedhurat që u vendosën në oborrin e Somerset House, “Bliss” i Xhixhës është konsideruar, nga revista “Azure”, si një nga pesë ekspozitat më ngacmuese në këtë Bienale.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF