Dramaturgu i njohur amerikan, Edward Albee është ndarë nga jeta pasditen e djeshme. Ai ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Montauk, Nju Jork. Asistenti i tij personal, Jakob Holder ka konfirmuar vdekjen dhe ka treguar se Edward ka ndëruar jetë nga një sëmundje që e kishte prekur kohët e fundit. Karriera e tij ka filluar herët, menjëherë pas vdekjes Eugene O’Neill dhe pasi Arthur Miller dhe Tennessee Williams kishin prodhuruar rolet e tyre më të njohura.
Që atëherë, ai është cilësuar si dramaturgu i madh amerikan pas vdekjes së Arthur Miller dhe August Wilsin. Edward Albee është vlerësuar me disa çmime përgjatë karrierës së tij. Albee u nderua me çmimin “Pulitzer” për veprat e tij “A Delicate Balance”, “Seascape” dhe “Three Tall Women”. Vepra e tij më e njohur është “Who’s Afraid of Virginia Woolf?” së cilës iu mohua çmimi “Pulitzer” në vitin 1963, pasi bordi këshillues nuk mendoi se ishte në lartësinë e duhur për t’u nderuar për shkak të karakterit fetar dhe termave të papërshtatshme.
Përgatiti: S.L



















