KreuArt

Aktorët më të paguar të televizionit për këtë vit

Revista amerikane Forbes ka publikuar listën e 15 aktorëve dhe të aktoreve më të paguar të tv amerikan, bazuar në të dhëna të mbledhura nga qershori i vitit 2015 e deri në qershor të vitit 2016: janë marrë në konsideratë pagat por edhe kontratat komerciale të llojeve të tjera, natyrisht pa hequr taksat dhe përqindjet e agjentëve.

Aktori i tv më i paguar është Jim Parsons, që interpreton Sheldon Cooper në ‘‘The Big Bang Theory’’, dhe ka fituar 25,5 miliona dollarë. Aktorja e tv më e paguar është Sofia Vergara, është 44 vjeçe dhe interpreton Gloria Delgado-Pritchett në ‘‘Modern Family’’: Ka fituar 43 milion dollarë (rreth 38 milion euro). Pak a shumë 66 përqind më shumë se një vit më parë (ishte aktorja më e paguar edhe atëhere) dhe Forbes ka shkruar se merita më e madhe vjen u takon parave që ajo ka marrë falë reklamave.

15 gratë e klasifikuara kanë fituar 208 milion dollarë: ndërsa burrat 225 milion.  Në pozicionet e para në klasifikim vihen re emrat e aktorëve dhe aktoreve të ‘‘The Big Bang Theory’’; më pas vijojnë aktorët e Modern Family, ashtu si vitin e shkuar.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF