“50 hijet e Greit” ishte një hit, duke fituar më shumë se gjysmë bilion dollarë. Por mesa duket është ende dikush që nuk e ka parë këtë film: gruaja e Jamie Dornan, Amelia Warner.
Dornan, i cili luan rolin e personazhit Christian Grey në film dhe në vazhdimin “Fifty Shades Darker”, ka pranuar në një intervistë dhënë së fundi në “The Jonathan Ross Show” se gruaja e tij ende nuk e ka parë filmin kaq shumë të përfolur. “Ajo ende nuk e ka parë filmin. Pse duhet ta shohë atë?”
Është e vështirë të mendosh që Warner do nxitojë të shohë të paktën “Fifty Shades Darker”. Por, për fansat që kanë planifikuar të shohin vazhdimin e filmit në ditën e Shën Valentinit, Dornan nuk e përjashton mundësinë e skenave të nxehta. “As nuk e kam idenë,” ka thënë ai kur është pyetur nëse personazhi i tij do të zhvishet në Darker. “Nuk e di ku kanë qenë kamerat. Nuk e shqetësoj veten me këto gjëra.”
Nuk ju mbetet tjetër gjë, veçse të prisni muajin shkurt.



















