Të zgjedhura midis 200 fotografive të tjerave që u ekspozuan në Rotterdam, midis të cilave edhe portretet e tij të famshme të modeleve më të mira, nga Naomi Campbell e deri te Kate Moss.
Peter Lindbergh është një fotograf gjerman i njohur për fotot e modës bardhë e zi të modeleve të famshme, midis të cilave Naomi Campbell, Linda Evangelista, Cindy Craëford, Milla Jovovich dhe Kate Moss. Këtë vit u zgjodh edhe si fotograf i kalendarit Pirelli 2017, që do të jetë një version ndryshe nga ai i zakonshmi: Lindbergh ka fotografuar një grup aktorësh dhe një profesoreshë të shkencave politike, nga mosha 27 e deri në 71 vjeç. Deri në 12 shkurt muzeu Kunsthal i Rotterdam-it ekspozon më shumë se 200 fotografi polaroid dhe shënime personale, nga 1978 e deri më sot.
Lindbergh është rritur në Duisburg, ku filloi të punojë në vetrinën e një magazine të madhe. Në moshën 18-vjeçare u transferua në Svizër, më pas në Berlin dhe më vonë në Arles, ku edhe pati mundësi të jetojë atë që ai e quan “idhullin e tij”, Vincent Van Gogh. Qëndroi për 7 muaj, pastaj rinisi udhëtimet midis Spanjës dhe Marokut. Me tu kthyer në Gjermani studioi pikturë në universitetin e arteve të Krefeld-it dhe ne 1969, kur ende ishte një student, hapi ekspozitën e tij të parë në galerinë e njohur Denise René/Hans Mayer. Filloi të merej me fotografi dy vjet më vonë, në 1971, si ndihmës fotograf i Hans Lux.
Kur në 1978 u transferua në Paris, filoi të punojë për Vogue. Ka bashkëpunuar edhe me revista të famshme si Neë Yorker, Vanity Fair, Rolling Stone dhe Harper’s Bazaar, si dhe ka realizuar fushatat publicitare të shumë markave të modës, midis të cilëve, Giorgio Armani, Prada dhe Donna Karan, ka realizuar portetet e shumë njerëzve të famshëm midis të cilëve Catherine Deneuve, Mick Jagger, Charlotte Rampling, Tina Turner, John Travolta, Madonna dhe Sharon Stone.
Ekspozita e Rotterdam-it prezantohet nëpërmjet një katalogu me 500 faqe.
Në galeri jepen kopertina e tij me Kate Moss, dhe tre faqe të tjera.
Përshtati: Anila Dedaj



















