KreuArt

“Elita 5” mban emrin e saj, vajza e Arif Ziberit këndon shqip në “The Voice of Turkey” dhe kthen të gjithë anëtarët e jurisë

 

Grupi i famshëm muzikor “Elita5”, mban në fakt emrin e saj…Vajza e Arif Ziberit ka trashëguar genin artistik të të atit dhe po e dëshmon më së miri çdo ditë këtë. Pas suksesit që Elita ka pasur me grupin e saj ajo ka guxuar edhe më tej, sapo ka marrë pjesë në konkursin muzikor “The Voice of Turkey” duke bërë për vete të gjithë anëtarët e jurisë, ata i kthyen karriget të befasuar nga talenti saj. Kur e pyetën se nga vinte, ajo tregoi se vinte nga Tetova, por jo vetëm kaq. Elita ka kënduar edhe një fragment nga kënga shqiptare “Hapi sytë e zezë” duke konfirmuar kështu edhe njëherë veten si këngëtare…

Arifi, solisti i famshëm i grupit “Elita5” duket se është shumë i emocionuar dhe krenar nga rruga që po ndjek e bija, në një status në Facebook ai i ka uruar asaj suksese dhe është shprehur se ndihet krenar me të, dhe nuk është i vetmi…

 

“Suksese Elita, krenohet babi me ty”- ka shkruar këngëtari, ndërkohë që Elitës i urojnë fat edhe shumë admirues të tjerë në rrjetet sociale.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF