Kënga “Halleluja” e Leonard Cohen është rikompozuar nga shumë, por vetëm pak kanë arritur t’i përçojnë ndjesitë që dhuron koveri akapela i interpretuar nga Pentatonix.
Kuinteti vokal amerikan, që arriti suksesin me fitoren e talentshow-t amerikan “The Sing-Off” është fituesi i dy “Grammy Awards”, ka publikuar koverin e këngës në Youtube, duke arritur thuajse 22 milionë klikime. Në video të 5-të gjenden në një shkretëtirë, dhe këndojnë pa shoqërim muzikor apo detaje të tjera narrative që mund të tërhiqnin vëmendjen. Vetëm me harmonizimin e zërave, rezultati është i pabesueshëm, emocionues.
/Bordo/Anila Dedaj



















