KreuArt

Facebook çensuron Kupidin e Caravaggio-s

 

Nudua “Amor Vincit Omnia” bllokohet pasi përmbajtja e saj bie ndesh me rregullat e Facebook-ut.

Facebook, çfarë po ngatërron kështu? Rrjeti social ka bllokuar faqen e Hamilton Moura Filho Desivel, një promovues arti që jeton dhe punon në Milano, pasi ka publikuar Kupidin në pikturën nga Caravaggio “Amor Vincit Omnia”. Subjekti, që është siç e dimë tërësisht nudo, është gjykuar se bie ndesh me rregullat e Facebook-ut, pavarësisht se bëhet fjalë sigurisht për një pikturë.

“Një përplasje me historinë dhe kulturën” ka komentuar Hamilton Moura Filho Desivel. “Bëhet fjalë për një pikturë të rëndësishme për historinë e artit dhe do të doja ta ndiqja këtë çështje penalisht për të protestuar kundrejt këtij episodi çensurues, ashtu siç ka bërë disa vjet më parë mësuesi parisian Frederic Durand-Baissas, që kishte publikuar pikturën e famshme të Gustave Courbet ‘L’origine du monde’. Edhe ai post u zhvendos pasi shkelte rregullat e Facebook-ut në lidhje me nudot” shpjegon Desivel.

Facebook i ka kërkuar falje më vonë Desivel-it, i cili e ka postuar sërish post-in në profilin e tij.

                                                                                                     /Bordo/Anila Dedaj

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF