Vepra “Frankenstein”, e shkruar nga Mary Shelley në vitin 1818, jo vetëm që ka qenë një nga romanet e parë të fantashkencës, por i ka paraprirë disa parimeve themelore të biologjisë, si ajo e konkurencës përjashtuese, për të shpëtuar njerëzimin nga zhdukja. Ky është përfundimi i analizës së një grupi të drejtuar nga Nathaniel Dominy, të Universitetit “Dartmouth College” dhe të publikuar në revistën “Bioscience”.
Në fillim të romanit krijesa i kërkon krijuesit të saj, Victor Frankenstein, një shoqe për të hequr vetminë e tij dhe të jetojë në pyjet e Amerikës së Jugut, larg nga njerëzit. Shkencëtari në fillim pranon, meqënëse njerëzit do të kishin pasur shumë pak ndërveprime konkuruese me një çift krijesash të izoluara. Por më pas ndryshon mendim, pasi mendoi për potencialin riprodhues të krijesave dhe mbi mundësinë e zhdukjes së njerëzimit.
Ky është një koncept që njihet si përjashtim konkurues dhe sipas të cilit dy qënie nuk mund të bashkëjetojnë duke përdorur të njëjtat burime me sasi të limituar. Me pak fjalë Frankenstein po shpëtonte njerëzimin.
“Parimi i përjashtimit konkurues është përpunuar në vitin 1930. Duke u nisur pikërisht nga ideja e Shelley, kemi dëshiruar të shohim nëse dhe sa shpejt, zgjerimi i një popullsie tjetër të përbërë nga dy krijesa do të sillte zhdukjen e njeriut”, thekson Dominy.
Studiuesit kanë zhvilluar një model matematik të bazuar në densitetin e popullsisë së njerëzimit në vitin 1816, duke zbuluar se avantazhi konkurues i krijesave varionte sipas rrethanave. Skenari më i rëndë për njerëzit është një popullsi në rritje e krijesave në Amerikën e Jugut, që në atë kohë ishte më pak e populluar dhe me shumë burime.
“Kemi përllogaritur që themelimi i një popullsie duke filluar nga dy krijesa mund të sillte zhdukjen e njerëzimit për rreth 4 000 vite”, përfundon Dominy.



















