KreuArt

Timo Flloko ngjit në skenë komedinë “1 dhe 1 bëjnë 3”

Komedia “1 dhe 1 bëjnë 3” e Ray Cooney ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. “1 dhe 1 bëjnë 3” vjen me regji të Timo Fllokos dhe është një komedi britanike farse e shpejtë dhe mjaft qesharake, e cila ka parë vënie të shpeshta në Londër gjatë viteve 1980. Subjekti i saj ka në qendër personazhin e Xhon Smith, i cili ngjason me një shofer i zakonshëm taksie, por që ruan një sekret. Ai është i martuar me dy gra; Merin, e cila jeton në një banesë në Wimbledon dhe Barbarën, që jeton në një banesë tjetër vetëm 4 minuta larg. Gjithçka nis të zbulohet, kur dy hajdutë rruge duan të grabisin një plakë, ndërsa ai kërkon që ta ndihmojë. Kuleta e së moshuarës merr vëmendjen e spitalit dhe të policisë. Detektivët fillojnë dhe bëjnë pyetje, ndërsa Xhoni duhet të nxitojë sa këtej e andej mes dy grave të tij, duke përpjekur të zgjidhë rrëmujën martesore që ai vetë ka bërë. Pas kësaj, miku i tij teveqel, Stanli Gardner, mundohet që ta ndihmojë në këtë mashtrim. Situatat bëhen aq komike, saqë edhe detektivi i pandeh gey. Aktorët e rinj, që do të interpretojnë në këtë komedi, më datë 19 dhe 20 nëntor, ora 20.00 janë; Kristian Koroveshi, Krist lleshi, Alesia Xhemalaj, Ersiljano Xhelollari, Ermir Jonka, Igli Zarka dhe Vlera Pylla. Vepra u përkthye nga Besi Londo. As/regjisor: Ina Morinaj. Kostumografia është realizuar nga Sofi Kara dhe skenografia Beqo Nanaj. Art-design: Klea Mani.

                                                                                                                      /Bordo/ A.D

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF