KreuArt

Emma Watson shndërohet në një princeshë të Disney

Trajleri i filmit , i publikuar në rrjetet sociale prej pak orësh po arrin shikime rekord, shenjë që “E bukura dhe bisha” mbetet për të gjithë një nga filmat e animuar më të dashur të historisë Disney.

Versioni aksion i përrallës legjendare mbërrin në 16 mars 2017 në kinema , 25 vite distancë nga ai i nëntorit 1991, kur doli versioni i animuar në SHBA.

Për të interpretuar dy protagonistët, dy aktorë të shkëlqyer Emma Watson, Hermione e famshme e Harry Potter për të Bukurën dhe Dan Stevens në rolin e Princit Bisha.

Regjia është e Bill Condon dhe skenografia Stephen Chbosky. Në film do të interpretojnë edhe Luke Evans që do të jetë Gaston, Emma Thompson në rolin e Mrs.Bric dhe Kevin Kline do të interpretojë Maurice, babain e të Bukurës. Kolona zanore e filmit do të mbajë firmën e Alan Menken, fitues i tetë çmimeve Oscar, dy prej të cilave të marra në 1991, për filmat e animuar.

Filmi do të risjellë në ekranin e madh personazhet e dashur të një prej historive më të bukura të treguara ndonjëherë. 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF