Mbrëmjen e djeshme u shfaq premiera e filmit më të ri të titulluar “Rrokullisja”. Filmi me regji të Leka Bungos kishte si protagonistë aktorët Robert Ndrenika dhe Marjana Kondi. Madje në një skenë të pazakontë për karakterin e Ndrenikës, ai shkëmben një puthje me Kondin, e cila pohoi se për ta realizuar u desh vetëm një dubël. Filmi i regjizorit Bunga ka në fokus çmendurinë me te cilën shqiptarët u përballën gati 20 vite më parë firmat piramidale. Skenë pas skene, filmi përcjell jo vetëm rrokullisjen e parave të fituara me mund nga shqiptarët e postizolimit komunist, por gjithashtu dhe rrokullisjen e ndjenjave njerëzore. Sipas regjisorit ky film, pavarësisht elementëve komikë që përmban, në thelb ka tragjedinë e ndodhur në vitet ‘97 me skemat piramidale ku qindra mijëra shqiptarë humbën prona dhe pasuri. Bashkë me Ndrenikës në film ishte dhe miku i tij i “pandarë” Viktor Zhusti me të cilin kanë marrë pjesë në disa filma dhe role në teatër.



















