Sezoni operistik në TKOB do të mbyllet me të famshmen “La traviata” të Giuseppe Verdit, në datat 17(premiera), 18, 19 dhe 20 dhjetor
Sa herë rishfaqet kjo vepër, kureshtia shkon gjithmonë drejt arkivave, ku prej vitesh ruhet gjithë historia e vënieve në skenë të kësaj vepre. Aty rrinë të strukura dhe të gjitha Violetat, të cilat e kanë rrëmbyer ngahera vëmendjen, që nga vënia e parë në skenë e “Traviatës” në 3 dhjetorin e 1956-ës kur Violetë ishte Marie Kraja apo tek rivënia tetë vjet më pas, në 1964-ën kur kurtizania e bukur ishte Nina Mula. Mandej në 1972-in dhe në 1983-in, kur nën petkun e Violetës ishte Edit Mihali, e më tej dhe Inva Mula, Mariana Leka, Ermonela Jaho si dhe Eva Golemi…
Historia e Violetave vazhdon. Kush do të jetë e radhës? Po në faqen e FB të TKOB mësojme se Violetë këtë herë do të jenë Eva Golemi dhe sopranoja franceze Perrine Madoeuf.
Në 17 dhjetor në skenë do të kemi mundësi të shikojmë dy Violeta ndryshe, sipas një kocepti të ri regjisorial të Magdalena Fuchsberger kombinuar me skongrafinë moderne të Aron Kitzig-ut dhe me koreografi të pergatitur nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Do të jetë Ardi Asllani ai që do të kurojë veshjen e Violetave. Në datat 17,18 dhe 20 dhjetor do të kemi mundësi të “dëgjojmë” të rrëfyer të njëjtën histori shekullore, por duke zhvendosur kohën e ngjarjes në vitet 1920. Historia e kurtizanes që dashurohet me Alfredon, djaloshin me prejardhje nga një familje e pasur nuk do të lërë indiferentë publikun. Një dashuri e kundërshtuar nga babai i djaloshit, pasi ata i përkasin një familjeje të pasur dhe kjo lidhje do të krijonte një skandal. Ai do të pendohet por…, do të jetë shumë vonë!
Historiku: “ La Travaita”
Opera “Traviata” e Xhuzepe Verdit, premiera e parë në TKOB më 3 dhjetor 1956
LIBRETI : FRANCESCO MARIA PIAVE
Dirigjent: Mustafa Krantja
Regjisor: N.S. Dombrovski
Piktor: Hysen Devolli,
Baletmaestër: Skënder Selimi
Interpretuesit kryesorë:
Violeta: Marija Kraja, Gjyzepina Kosturi , Galina Visjashova
Alfred Zhermoni: Maliq Herri, Zihini Berati, Stavri Rafael
Zhorzh Germoni: Kristaq Antoniu, Avni Mula
Opera “Traviata” , 3 dhjetor i vitit 1972
Regjisor: Mihallaq Luarasi
Ddirigjen: Fiqiri Kraja
Piktor: Ali Oseku
Kor –maestër: Rozmari Jorganxhi,
Koreograf: Agron Aliaj
Interpretuesit:
Violeta: Nina Mula
Alfred Zhermoni: Gaqo Çako
Zhorzh Germoni : Ramiz Kovaçi
Opera “Traviata”, Mars 1983
Rregjisor: Dhimitër Pecanit,
Dirigjent: Ermir Krantja
kostumograf e skenograf: Bashkim Ahmeti
koreograf: Agron Aliaj
Interpretuesit :
Violeta: Edit Mihali, Tatjana Kora
Alfredo: Gaqo Çako, Hysen Koçia
Zhorzh Germoni: Ramiz Kovaçi, Burhan Spahiu
Në tetor të vitit 1985 opera “Traviata” pati krahas solistëve lirik shqiptar edhe interpretues të huaj
Rregjisor: Dhimitër Pecanit,
Dirigjent: Ermir Krantja
kostumograf e skenograf: Bashkim Ahmeti
Interpretuesit :
Violeta: Edit Mihali, Keriman Davran
Alfredo: Gaqo Çako, Hysen Koçia, Pekin Kirgiz
Zhorzh Germoni: Ramiz Kovaçi, Ekrem Çelikol
Opera “Traviata” Maj 1986
Rregjisorë: Dhimitër Pecanit,
Dirigjent: Ermir Krantja
kostumograf e skenograf: Bashkim Ahmeti
Interpretuesit :
Violeta: Inva Mula (student)
Alfredo: Rruzhdi Karaj(debutant)
Zhorzh Germoni: Burhan Spahiu
Opera “Traviata”, qershor 1988
Regjisor: Dhimitër Pecanit,
Dirigjent: Ermir Krantja
Piktor Hysen Devolli
Interpretuesit :
Violeta: Ëshëk Kurt
Alfredo: Gaqo Çako,
Zhorzh Germoni: Ramiz Kovaçi
Opera “Traviata”, qershor 1989
Rregjisor: Dhimitër Pecanit,
Dirigjent: Ermir Krantja
Kostumograf: Hysen Devolli
Interpretuesit :
Violeta: Edit Mihali, Tatjana Kora, Inva Mula, Marjana Leka,
Alfredo: Gaqo Çako, Rruzhdi Karaj, Ferhat Kasapi
Zhorzh Germoni: Ramiz Kovaçi, Ymer Kaca, Artan Hisku, Kristaq Nimali
Opera “Traviata”, maj 1994
Rregjisor: Dhimitër Pecanit,
Dirigjent: Ilir Berati
Kostumograf: Hysen Devolli
Interpretuesit:
Violeta: Mirela Tafaj
Alfredo Rruzhdi Karaj
Zhorzh Germoni: Ymer Kaca
Produksioni i ri i vitit 2001
Dirigjent: Ermir Krantja , Edmond Doko
Rregjisor: Nikolin Gurakuqi
Skenograf: Taulant Pustina
Kostumet: Hysen Devolli
Interpretuesit :
Violeta: Mariana Leka, Eva Golemi
Alfred Zhermoni: Tsvetan Tsvetkov( nga Bullgaria)
Zhorzh Germoni : Ilirian Rrodhe
Produksioni i ri në nëntor të vitit 2003
Dirigjent: Giuseppe Finzi
Rregjisor Nikolin Gurakuqi
Skenograf: Taulant Pustina
Kostumet: Hysen Devolli
Interpretuesit:
Violeta: Mariana Leka, Eva Golemi
Alfred Zhermoni: Cesare Catani
Zhorzh Germoni : Piero Terranova
Produksioni i ri në 27 janar të vitit 2006 me artistë shqiptarë e Italianë
Dirigjent: Ëalter Attanasi
regjisorNikolin Gurakuqi
Skenograf: Taulant Pustina
Kostumet: Hysen Devolli
Violetta: Mariana Leka
Alfred Germont: Saimir Pirgu
Zhorzh Germont : Orazio Mori
Produksioni i ri në majtë vitit 2007
Dirigjent: Andre Bernard
Regjisor e skenograf: Massimo Ranieri
Skenograf Taulant Pustina
Kostumet Geraldina Sposa
Interpretuesit:
Violeta: Eva Golemi, Mariana Leka, Ermonela Jaho
Alfred Zhermoni: Armaldo Kllogjeri
Zhorzh Germoni: Ylber Gjini
Produksioni i ri në prill të vitit2011
Dirigjent: Peter Tiboris
Regjisor: Nikolin Gurakuqi
Interpretuesit :
Violeta: Eva Golemi, Ramona Tullumani
Alfred Zhermoni: Fabio Andreotti
Zhorzh Germoni : Ylber Gjini
Produksioni i ri në 22 shtator të vitit 2014
Dirigjent: Giancarlo di Lorenzo
Regjisor: skenograf dhe kostumograf Primo Petris
Violetta Valéry – Eva Golemi, Ramona Tullumani
Alfredo Germont – Max Jota
Zhorzh Germoni – Ylber Gjini



















