Shumë femra kanë bërë histori në kinematografinë shqiptare, por disa syresh kanë mbetur gjallë në memorien e shikuesve për shkak të bukurisë dhe hijeshisë që i karakterizonte. Fotografitë e mëposhtme janë të ekspozuara në ambjentet e Arkivës Qendrore të Filmit Shqiptar. Janë fotografi të aktoreve shqiptare në kohë të ndryshme nga Margarita Xhepa në fillimet e saj e deri tek Luiza Xhuvani, shkruan 27.al. Ju ftojmë të shfletoni fotogalerinë për të parë aktoret që pa pikën e dyshimit mund të konsiderohen si “Divat” e kinematografisë shqiptarë.



















