Qeveria shqiptare ka vendosur tu japë pension të posaçëm rreth 12 figura të shquara të artit, sportit dhe fushave të tjera. Mes 12 personaliteteve të shquara të artit, sportit dhe kulturës që do të përfitojnë pension të posaçëm nga qeveria është edhe aktori i mirënjohur Zef Deda.Lidhur me këtë lajm ai ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook.
Ja çfarë shkruan ai:
“Perulem para spektatorit.
Sot Qeveria shqiptare me akordoi pensionin e posaçem. Ne fak eshte nje moment, i cili me gezon pa mase, sepse e marr si shperblim per gjithe punen e bere nder vite. Me sa duket paska qene nje pune e bere mire dhe pa hile, perderisa vleresimet vijne. Me kete rast dua te falenderoj perzemersisht Kryeministrin e vendit z. Edi Rama per akordimin e ketij pensioni te posaçem.
Por falenderimet kryesore shkojne per familjen time te shtrenjte, qe me ka dhene nje suport te pakufijshem per ta ushtruar profesionin. Falenderoj miqte e mi artiste, me te cilet kam punuar nder vite dhe qe me dhane mundesine ta shprehja me gjithe forcen time ate qe kisha brenda vetes. Falenderoj spektatorin me te mire ne bote, spektatorin shqiptar, i cili nuk i kurseu per asnje moment duartrokitjet dhe vleresimet, perulem par jush. Falenderoj Zotin qe me dha fuqi, energji dhe shendet per t’ja arritur kesaj dite. Jam shume i gezuar. Ju faleminderit.”



















