KreuArt

Ndahet nga jeta këngëtarja Anita Take!

Ka ndërruar jetë këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, Anita Take. Take është ngjitur në skenë para 50-vjetësh. Ajo ka mbetur në kujtesën e shqipëtarëve për ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë. Pasioni për muzikën u bë edhe më i fuqishëm, kur Anita Take u njoh dhe u martua me një nga kompozitorët më të shquar, themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodanin.

Anita Take është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë “Naim Frashëri i Artë”. Pengu i vetëm i saj ka qenë që, të gjitha këngët nuk janë arritur të filmohen. Megjithatë, Anita Take do të kujtohet me nostalgji si një ndër këngëtaret më të dashura nga të gjithë brezat.

 

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF