I ftohti që pushtoi vendin disa ditë më parë bëri që dyert e teatrove të kyçeshin. Por jo atë të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Pas shfaqjes “E vërteta e Marias”, më 4 shkurt vjen premiera e radhës. Këtë lajm e bën të ditur një nga aktorët e kastit.
“Me Genc Fugën për të zbuluar çfarë pa kryeshërbëtorja”, ka shkruar aktori Gaz Paja krahas fotos.
Komedia e zezë “Çfarë pa kryeshërbëtorja” do të jetë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, e tashmë janë zbuluar edhe dy prej aktorëve të kësaj shfaqjeje.



















