KreuArt

Sot 70 vite nga lindja e aktorit Roland Trebicka

Nëse do të ishte mes nesh, ai sot do të festonte 70-vjetorin e lindjes së tij. Por aktori Roland Trebicka i larguar nga jeta katër vite më parë do të kujtohet sot nga miqtë, familjarët e kolegët, në këtë përvjetor të ditëlindjes, në mungesë të tij. Roland Trebicka , aktor i dhjetrave roleve në kinema e në teatër do të kujtohet gjithmonë si një artist i rrallë e pasuri e artit tonë. Me natyrshmërinë e tij në rolet e teatrit apo filmit, Trebicka do të mbetet një ndër aktorët ikonë të Shqipërisë. Fati deshi që ai të largohet shpejt nga jeta, por personazhet e tij do të kujtohen me nostalgji brez pas brezi dhe i madhi Rolnad Trebicka do të kujtohet gjithmonë si aktori që na dhuroi emocione të shumta gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar do të mbetet gjithmonë, Roland Trebicka.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF