KreuArt

12 milionë telespektatorë për natën finale të Sanremo 2017

Shikueshmëria e natës finale të festivalit të Sanremo arriti shifra rekord dje në mbrëmje duke regjistruar 12 milionë telespektatorë.

Festivali i Sanremo ku Francesco Gabbani arriti triumfin surprizë me këngën “Occidentali’s karma” arriti një shikueshmëri mesatare prej 12 milionë e 22 mijë spektatorë, ose 58,4 për qind të shikueshmërisë.

Ky është rezultati më i mirë që prej vitit 2002.

Nata finale e Sanremo 2016 kishte arritur një mesatare prej 11 milionë e 223 mijë spektatorë ose 52,52 për qind të shikueshmërisë në Itali.

Francesco Gabbani fitoi festivalin e Sanremo 2017 me këngën “Occidentali’s Karma”. Kantautori nga Toskana vitin e kaluar kishte hyrë në nëntë më të mirët me këngën “Amen”.

Fiorella Mannoia u rendit në vend të dytë të klasifikimeve me këngën Che sia Benedetta. Këngëtarja fitoi edhe çmimin “Sala Stampa Lucio Dalla”.

Shqiptari Ermal Meta u rendit në vend të tretë me këngën Vietato Morire. Kantautori me origjinë nga shqipëria fitoi edhe çmimin “Critica Mia Martini”.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF