Një kastë e njohur aktorësh janë bërë pjesë e filmit te ri “Delegacioni”, të regjisorit Bujar Alimani, që po xhirohet aktualisht. Ylli i kinemasë shqiptare Ndriçim Xhepa është dhe një prej protagonistëve të filmit, xhirimet e te cilit janë realizuar në Jug të vendit, në Përmet dhe Skrapar.
Regjisori Alimani ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa foto pikërisht gjatë realizimit të projektit të ri me aktorët Xhepa, Viktorin, Zhusti, Xhevdet Ferri dhe Kasëm Hoxha. Filmi “Delegacioni” ka për skenarist Artan Minarollin, i cili u nda nga jeta pak vite më parë



















