KreuArt

Vdes Chuck Berry, babi i rock’n’roll

Chuck Berry, një nga figurat më të mëdha të rock’n’roll vdiq sot në shtëpinë e tij në Misuri, njoftoi policia lokale. Charles Edward Anderson Berry Sr u gjend pa jetë nga forcat e shpërtimit dhe vdekja e tij u njoftua në orën 13:26 me orën lokale, theksoi policia në profilin e saj në Facebook. Këngëtari ishte në moshën 90-vjeçare.

I cilësuar si babai i rock’n’roll nga shumë admirues, ai influencoi shumë artistë shpesh herë repertori i tij është ripërdorur. Është falë prindërve të tij, koristë në një kishe të vogël në Misuri, që djali i ri zbulon muzikën. Duke pasur si idhull, Nat King Cole, ai fillon të mësojë kitarent për të luajtur muzikën që dëgjon në radio, duke punuar njëkohësisht dhe duke u përzier shpesh me krimin. I bërë breber, i martuar dhe baba familje, ai kalon fundin e muajit duke luajtur me kitaren në klube, kur ai u vu re nga këngëtari i rrymës bluz, Muddy Waters.

Nën drejtimin e Ira Harris, miku dhe profesori i tij, Chuck Berry krijon një stil muzikor krejt të ri. Ai ushqehet nga influenca të ndryshme që kalojnë nga muzika bluz në kauntir. Duke filluar nga viti 1952, ai luna kitare, këndën me shumë grupe të njohura dhe fillon të mësohet me skenën duke krijuar një gjestikulacion të veçantë. Shumë mund të kujtohen për “duckwalk” të tij të famshme, që konsiston në luajtjen me kitare duke imituar një kërcimtareje “french cancan” që vuan nga artroza. Në vitin 1955, këngëtari do të nënshkruajë me Chess Records këngën e tij të parë Maybellene duke u pozicionuar në vend të pestë.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF