Marka historike milaneze e përpunimit të lërkurës feston një kufij shumë të rëndësishëm duke i dhënë jetë bashkëpunimeve interesante dhe linjave të reja të produkteve.
Ekzistojnë marka, që ndonëse kanë bërë historinë e Made in Italy, nuk kanë ditur të evoluojnë në mënyrën e duhur apo të ecin me hapin e kohës. Pastaj, për fat, ekzistojnë disa, si Valextra, që ndonëse nuk ka tradhëtuar kurrë vlerat e veta si cilësia, niveli i lartë i artizanatit dhe mjeshtërisë të pavdekshme, vazhdojnë të ofrojnë risi.
Por si mundet një markë të arrijë për 80 vite të qëndrojë në krye? Sekreti i Valextra duhet kërkuar tek puna, tek cilësa e qepjes dhe tek detajet prestigjioze, si profilet e pikturuar me dorë. Të gjitha këto simbole të atij luksi diskret që është duke u zhdukur nga industrializimi dhe për habi po fillojnë të jenë gjithnjë e më të kërkuara pikërisht për veçantinë e punimit.



















