Singapori u rendit si qyteti më i shtrenjtë në botë për vitin e katërt radhazi, sipas një raporti të “Economist Intelligence Unit”.
Ky studim krahason kostot e jetesës me ato të Nju Jorkut.
Katër qytete aziatike dominojnë pesë vendet e para, me Hong Kongun në vend të dytë të ndjekur nga Zyrihu, Tokio dhe Osaka.
Studimi i kostove të jetesës për vitin 2017 krahason çmimet e 160 produkteve dhe shërbimeve në 133 qytete.



















