Aktori Richard Sammel, i njohur midis të tjerash për shikuesin shqiptar nga filmi e Quentin Tarantinos Inglourious Basterds, por edhe në filmat si Casino Royale me 007, 3 Days to Kill me Kevin Costner apo Company of Heroes me Mel Gibson, për rolet e tij kryesisht negative, ka ardhur në vendin tonë për të marrë pjesë në xhirimin e filmit “Delegacioni” me skenar të Artan Minarolli dhe regji nga Bujar Alimani.



















