Realizimi i këtij koleksioni është mbështetur në studimin e opinioneve. Sipas anketimit “Life at gome”, të kryer nga gjiganti suedez i dekorit, për 54 për qind të njerëzve, një mobilim i rehatshëm të ndihmon të shlodhesh. Objektivi i Ikea-s është që të propozojë një seri mobiljesh me një dizajn të pastër dhe ngjyra neutrale.
E kuqe tulle, blu marin dhe e gjelbërt ulliri, për të ndihmuar që të shndërroni shtëpinë në një hapësirë shlodhjeje. Jastekët dhe tapetet janë një pjesë shumë e rëndësishme e këtij dekori. Ndryshe nga shpriti aventurier dhe shumëngjyrësh i koleksionit Jassa, Ikea këtë herë refuzon çdolloj fantazie eksesive në motive.
Në të kundërt, ajo vazhdon të përdorë materiale tradicionale për të dhënë mundësinë e krijimit të ambientit të ngrohtë dhe të qetë të shtëpive skandinave.



















