KreuArt

Tefta Radi: E dashurova Frankon, kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin

Iu dha sot lamtumira e fundit kantautorit Françesk Radi. Miq, familjarë, të afërm, kolegë e dashamirës u mblodhën mesditën e sotme në ambientet e Rtsh, për të përcjellë në banesën e fundit kolosin e muzikës shqiptare. Bashkëshortja Tefta Radi i ka ngjitur shkallët e këtij televizoni për më shumë se tre dekada, ku nga studio e lajmeve na përshëndeste çdo ditë, për të na njohur me të rejat më të fundit nga vendi dhe bota…Por, sot për ironi të fatit ajo do t’i ngjiste këto shkallë, e veshur me të zeza, me lotët që i rridhnin faqeve, për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut të jetës së saj, bashkëudhëtarit që dashuroi në rininë e tyre të hershme, atëherë ku për shkak të regjimit, ishin të gjithë kundër, pasi Franko nuk ishte një komunist i denjë për kohën. Para dhjetra të pranishmëve Tefta Radi gjeti sot forcën për të thënë dy fjalë zemre për Frankon e saj të dashur: “Dua thjesht t’ju përshëndes, t’ju falenderoj për respektin ndaj Frankos. Dua të them që unë u dashurova me Frankon, atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova sit ë dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për respektin”, tha zëdridhur ikona e lajmeve të Rtsh.

 

Tags:

Home Art