KreuArt

Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali nderohen me çmimin e madh

Kompozitorët e njohur Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali janë dekretuar ditën e djeshme nga President i Republikës, Bujar Nishani me titullin “Mjeshtër i Madh”. Në shenjë mirënjohje për kontributin që Kaçinari dhe Zhulali kanë dhënë në muzikën shqiptare, Nishani u dhuroi urdhërin e artë dy kompozitorëve që prej vitesh kanë luajtur një rol kyç në ruajtjen e vlerave të muzikës së mirëfilltë shqiptare. Ceremonia e dekorimit të tyre u zhvillua ditën e djeshme më 30 Mars në ambientet e presidencës në prani dhe të shumë kolegëve dhe artistëve. Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali kanë qenë prej 20 viteve pjesë e stafit të departamentit të muzikës në Radiotelevizionin Shqiptar, por tashmë prej disa javësh muzikantët nuk janë më pjesë e Rtsh, për shkak të shkurtimit të vendeve të punës në këtë institucion. Sigurisht që kontributi i tyre i vyer në muzikën shqiptare do të vijojë.

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF