Në Stamboll është hapur Festivali i 12-të ndërkombëtar i tulipanëve i cili këtë vit mbahet nën moton “Është koha për tulipanë” dhe do të zhvillohet nga data 21 deri në 30 prill.
Çdo vit, autoritetet e qytetit në Stamboll mbjellin tulipanë, të cilët çelin pothuajse në çdo ngjyrë, duke e shndërruar qytetin mbi Bosfor në magjik dhe qilim ngjyrash.
Në parqet më të njohura në mbarë Stambollin do të prezantohen me qindra lloje të tulipanëve.
Gjatë festivalit, përveç shijimit të luleve të bukura dhe ngjyrat e tulipanëve të cilat lulëzojnë në Stamboll, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë edhe në aktivitetet tjera të ndryshme.
Për vizitorët në Stamboll, grupet lokale muzikore do të organizojnë koncerte, ndërsa do të mbahen shumë ekspozita të artit dhe fotografisë me motive të tulipanit si dhe ekspozita me punimet kaligrafike.



















