KreuArt

Fushat mahnitëse me tulipanë në Holandë

Në Holandë, toka e tulipanëve, do të mbahet nga 22 prilli deri në 7 maj festivali i dedikuar tulipanëve në vendin e quajtur “Noordoostpolder”. Bëhet fjalë për një terren i marrë nga deti në 1940, që gjendet 4 metër poshtë nivelit të detit. Ky terren është veçanërisht i përshtatshëm për kultivimin e tulipanëve.

Gjatë festivalit mund të admirohen 2000 varitete tulipanësh që çelin çdo pranverë në Noordoostpolder. Kjo ngjarje tërheq çdo vit mijëra vizitorë për një spektakël të jashtëzakonshëm ngjyrash si e verdha, e kuqja, roza dhe lejlaja duke e bërë vendin në pranverë një vepër të madhe arti.

Ekziston një rrugë e vërtetë me tulipanë që përshkon 106 km , e që quhet “Van Stavoren Tuliproute”. Ky itenerar përshkohet me biçikletë , në makinë, autobus ose me karrocë! Por mënyra më spektakolare për të parë fushat me lule është të hipësh në bordin e një helikopteri për të patur një pamje 360 gradë mbi fushat me lule.

Fusha si vepra arti- Një xhiro me helikopter do t’iu lejojë të shikoni nga lart pjesën më të fortë të festivalit këtë vit: një mozaik i madh që zë 600 metra kuadrat duke formuar një pikturë të piktorit holandez Mondrian për realizimin e të cilës janë mbjellë fidanët që nëntor. Mozaiku do të përmbajë tulipanë të ngjyrave të kuqe, të bardhë, të verdhë dhe një blu me nuancë në lejla. Mozaiku shtrihet gjatë rrugës , pikërisht nga Meerweg Nord deri tek Creil.

Nga viti 1940 Noordoostpolder është ajo që njohim sot: këtë vit në fakt holandezët arritën që ta bëjnë terrenin të kultivueshëm dhe një nga zonat më të mira për mbjelljen e tulipanëve. Lulëzimi i tulipanëve varet nga kushtet atmosferike. Vende të tjera për t’u vizituar janë edhe Urk, një fshat i vogël peshkatarësh dhe ish ishulli i Skocisë, i cili që nga 1995 është pasuri e mbrojtur nga Unesco.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF