KreuArt

Lady Gaga publikon këngën e re… menjëherë shndërrohet në hit

Në Festivalin Coachella në Kaliforni ylli ishte ajo. Zëvendësuese e Beyonce, shtatzënë dhe e pamundur që të marrë pjesë , Lady Gaga ndezi publikun në Indio, me një shfaqje spektakolare.

Është një dhuratë speciale për fansat e saj. Këngëtarja zbuloi edhe këngën e re “The Cure”, (këngë jo e përfshirë në diskun e fundit “Joanne”), që e lançoi më pas në streaming, e cila mblodhi menjëherë mijëra klikime në YouTube.

Muzika e këngës i afrohet elektro popit të këngëve, që në të shkuarën i solli suksesin Lady Gaga dhe që i largohet stilit të albumit të fundit të saj.

Mbretëreshë në skenë Lady Gaga dha më të mirën e saj, duke u prezantuar fillimisht me pamjen e një policije me një xhaketë të gjatë lëkure dhe kapele, më pas përsëri me streçe lëkure dhe një body, e rrethuar nga balerinët.

Ndërkohë, pikërisht në Festivalin Coachella kanë filluar xhirimet e filmit “A Star Is Born”, me të cilin Bradley Cooper shfaqet si regjisor dhe ku Lady Stefani Germanotta, do të jetë bashkëprotagoniste përkrah vetë Cooper.

Aktori do të jetë në rolin e yllit në rënie Jackson Maine, që ka probleme me alkolin dhe do të tregojë ngjitjen drejt sukessit të Ally, një aktore e këngëtare “country” me të cilën dashurohet , e interpretuar nga Lady Gaga, por që do të shfaqet në film me emrin e vërtetë të saj Stefani Germanotta.

Filmi do të dalë në kinematë amerikane në 28 shtator 2018 dhe do të ofrojë shumë këngë origjinale të shkruara e interpretuara nga ylli i popit.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF