Festat e Pashkëve janë një rast për t’u mbledhur në familje përreth çokollatash të shijshme. Po sikur në vend të vezëve dhe zileve të ketë çokollata origjinale prej kafshësh?
Këtë vit, shefat e pastiçerive duket se po rivalizojnë me imagjinatat e tyre për të festuar Pashkët nëpërmjet krijimeve njëra më origjinale se sa tjetra. Me sa duket, përveç vezëve dhe zileve, këtë herë do të ketë edhe tematika me kafshë në botën e shijshme të çokollatave. Mes lepujve, pulave, peshqve, miushëve, arinjve, zogjve apo edhe babagjyshëve gjithçka del nga imagjinata dhe mjeshtria plot talent e këtyre krijuesve. Këto produkte që vështirë t’ju rezistosh mund t’i gjeni në galerinë tonë të fotove.



















