KreuCelebrity

13 çiftet e famshme, me shumë diferencë moshe

Shifrat gjithmonë skandalizojnë, për mirë apo për keq, në ekonomi, politikë, shoqëri apo kudo tjetër. Duke u bazuar në atë çka jemi mësuar të dëgjojmë më shpesh, diferenca e moshës mes dy partnerëve, varion diku nga një, deri në pesë apo gjashtë vite. Por, nuk ka një rregull të shkruar për këtë dhe kur vjen puna tek të famshmit, ky fenomen është krejt i papërfillshëm. A e keni ditur se Jay Z është plot 12 vite më i madh se Beyonce? Ndoshta nuk jeni në dijeni, por një nga modelet më të famshme, bukuroshja Rosie Huntington-Whiteley është 20 vite më e re, se bashkëshorti i saj, ylli i filmave aksion, Jason Statham. Dhe le të mos shkojmë më larg se çifti më i famshëm i Amerikës, Donald dhe Melania Trump, të cilët mbartin një diferencë prej 24 vitesh mes njëri-tjetrit. E pra, kot nuk thonë, se mosha është thjesht një shifër. Klikoni në galeri, për të parë trembëdhjetë çiftet me diferencë të madhe moshe, e me një martesë të lumtur disa vjeçare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF