KreuBordo Men

Historitë rozë të Panucci-t, trajnerit të Kombëtares!

Është lajmi i ditës. Tashmë ajo që dihej ështe emri i tij dhe karriera si futbollist. Por kush është në të vërtetë italiani i ri, që do të drejtojë Kombëtaren shqiptare? Christian Panucci ka një jetë aktive në fushën e blertë, por po aq edhe në faqet e shtypit rozë, të cilave ju ka rrëmbyer kopertinat për historitë e tij të dashurisë, që herë herë kanë lindur edhe në skenë. Bordo.al ka hulumtuar rreth jetës tejet interesante të ish-mbrojtësit italian.

Trajneri aktual i Kombëtares, nuk ka shënuar gola vetëm në futboll. E këtu, lidhemi drejtpërdrejtë me pjesën më tërheqëse për vajzat, atë që ju intereson më shumë atyre që nuk e favorizojnë sportin. Kemi një trajner Kombëtareje seksi e kjo është e pamohueshme. Lindur në Savona, më 12 prill 1973 (po, 44 vjeҫ!), Panuҫi ka origjinë gjysmë italiane e gjysmë ҫeke. Ndoshta, disa prej jush ende kanë stereotipin e famshëm në kokë, që futbollistët janë të shkurtër fizikisht – ja që trajneri ynë, është 1.84 m i gjatë! Mbushur me ҫmime në karrierë, Christian është dekoruar më së shumti edhe në jetën personale, me një jetë mbushur me femra e histori rozë. I martuar fillimisht me Isobelle Panucci-n, ҫifti ka vetëm një djalë, Juan. Të divorcuar prej kohësh tashmë, trajneri ka patur rrugën e lirë për t’u përfshirë në më shumë se një histori dashurie. I lidhur aktualisht me Samanta Togni-n, balerinë dhe një nga trajneret e “Ballando con le stelle”, këto dy personazhe kanë patur uljet e ngritjet e veta në ҫift, ku përfshihen ndarjet e ribashkimet. Pjesmarrës në këtë spektakël, Panucci arriti të renditej ndër gjashtë finalistët, së bashku me partneren e tij në këtë konkurs, Agnese Junkure. Me këtë të fundit, Christian u përfol se pati një lidhje të shkurtër, pasi u fotografuan së bashku në plazhin e Miamit si dhe duke drekuar më pranë njëri-tjetrit se kurrë. Pas një thashethemi për lidhje me aktoren e televizionit Raffaella Berge në 2006, ishte viti pasues ai që do të sillte lajmin e lidhjes së ish-futbollistit me Rosaria Canavo, lidhje pa sukses, e siҫ e thamë, së fundmi po shihet vetëm më Samanta Togni-n.

Përs i përket karrierës së tij sportive, Panucci e nisi fillimisht me klubin e Xhenovas në 1990, pas tre vitesh Christian u transferua tek Milan, për t’u larguar për të njejtën periudhë kohore tek Real Madrid. Arsyeja? Vendosi të ndiqte pas trajnerin e Milanit, Fabio Capello. Pas rikthimit në vendlindje për Interin, dhe arritjeve pa sukses në këtë skuadër, nuk ishte problem për Panucci-n bashkimi me Monaco-n. Megjithatë, në 2001 u transferua në skuadrën e Romës, për të qendruar aty (më në fund!) për plot 8 vite. Në 2010, u tërhoq nga futbolli si lojtar, por jo nuk hoqi dorë nga sporti. Në 2012 e ndoqi përsëri nga pas Fabio Capello-n, duke u bërë kështu asistent-menaxheri i tij, për kombëtaren ruse. Në 2015, u bë trajner i Livornos, e një vit më pas i Ternanas. Dhe ja, në 2017, i bashkohet Shqipërisë, për një eksperiencë të tretë në këtë pozicion.

Mes gjithë këtyre aventurave, me siguri ju, që ende nuk keni parë imazhin e Christian Panucci-t, po paragjykoni trajnerin tonë. Por, ju sigurojmë që do t’i jepni të drejtë kur të shihni fotot në galeri. Sepse një trajner të tillë, vështirë se keni parë ndonjëherë…