KreuBordo Men

Çfarë të veshësh në fundjavë gjatë vjeshtës

Më rënien e temperaturave, tashmë fillon dhe ndryshimi i garderobës. Periudha e vjeshtës është stina e eksperimentimit të veshjeve. Më në fund na bëhet e mundur që të veshim më tepër se një bluzë, siç ndodh gjatë temperaturave të larta të verës.

Disa këshilla për meshkujt se si mund te tërheqin vëmendjen në sezonin më në stil të vitit.

Gjithmone mund te mbeshtetesh tek xhinset. Këtu nis hapi i parë i krijimit te look-ut ideal. Sepse gjithçka mund të përshtatet me xhinse. Për këtë sezon rekomandohen të jenë me kyçe paksa të zbuluara dhe ngjyra të shpëlara në pjesën e belit.

 

Të preferueshme këtë sezon janë dhe xhaketat e modelit transparent ndaj shiut. Pavarsisht se në pamje të parë reflektojnë një look jo fort të mundimshëm, ato gjithashtu tregojnë tendencën për të dalë përtej monotonisë së të veshurit të zakonshëm.

Këpucë të ngurta. Tashmë që këpucët e hapura verore nuk do të jenë në përdorim, këto lloj do jenë miku juaj më i mirë gjatë vjeshtës. Të përshtatshme në evenimente serioze, por edhe në përditshmëri. Këpucë të tilla gjithmonë tërheqin vëmendje.

Çantë shpine shumëpërdorimshme. Tashmë çantat e shpinës janë bërë një element i rëndësishëm në garderobën e meshkujve. Këtë sezon sugjerohen çantat shumëpërdorimshme, të cilat mund të vijnë në ndihmë gjatë një fundjave në natyrë, por edhe në mbajtjen e sendeve të nevojshme gjatë ditëve të punës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF