Viti që lamë pas modelet e flokëve ishin nga llojet më të ndryshme, ndërkohë që duke analizuar trendet online të flokëve, duket se këtë vit gjithçka do të jetë ndryshe. Sot po ju sjellim disa nga parashikimet tona mbi modelet e flokëve të cilat do të dominojnë 2018.
Këtë vit duket se trendi i flokëve bazohet në modelet të cilat kanë fituar terren në europë dhe janë duke fituar terren gjithashtu në Amerikën Veriore. Edhe këtë vit pritet që kryefjala e modeleve të flokëve të jetë modeli “Cliff”.
Flokë të gjata në pjesën e sipërme të kokës dhe nga anët të shkurtra, duke filluar nga gjatësia 0.5 cm dhe duke vazhduar me 1 cm dhe më pas me 1.5 cm. Gjithashtu ajo që do të bjerë këtë vit në sy do të jenë vijëzimet e shumta të cilat do të përdoren për të theksuar detajet.
Edhe pse 2017 ishte viti i flokëve shumë të gjata në modelet e meshkujve, këtë vit pritet që flokët e gjata të mos shihen shpesh, por të mbizotërojë një gjatësi mesatare e flokut, ku do të stilohet në mënyrë të çrregullt.



Pak ngjyrë në garderobën tuaj


Armani i vesh burrat me pëlhurë kadife

Bugatti makina më e shtrenjtë? Gaboheni






Atletet që çdo mashkull duhet t’i ketë







Tre veshjet më të mira për festa
