KreuStil Jetese

Nuk dini si ta kontrolloni? Këto janë 7 shenjat që po konsumoni shumë sheqer!

Duhet ta pranojmë që për shumicën e njerëzve, të ëmblat janë ato që tërheqin më shumë syrin, mendjen dhe natyrisht, oreksin! Sado mirë të jemi ushqyer, embëlsira në fund është ajo që presim me padurim. Madje, dhe në menutë e restoranteve, e fundit në renditje është pjata e ëmbëlsirës.

E jo pa faj i duam aq shumë. Duket sikur na ndryshojnë humorin, përmirësojnë gjendjen përreth dhe bëjnë gjithçka të duket më e bukur. Madje, mund të shërbejnë dhe si dhurata ideale për t’i fituar zemrën një femre. Nga ana tjetër, tepria e sheqerit na sjell dëme të pariparueshme në trup, e kjo është arsyeja pse duhet të tregojmë shumë kujdes në këtë drejtim.

Të konsumosh sheqer nuk është gjë e keqe, por mbi-konsumi është ai që na sinjalizon se diçka nuk po shkon mirë në organizëm. Ndoshta ju nuk po e kuptoni diçka të tillë, por mund të keni krijuar tashmë varësi nga të ëmblat. Si ta kuptoni këtë? Zakonisht, shenjat e listuara më poshtë janë ato që dëshmojnë se duhet të shkëpusni marrëdhëniet me ushqimet e sheqerosura… :

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF