Çizmet e gjata mbi gju janë gjithmonë në modë dhe duket se kombinohen me çdo gjë: me streçe, xhinse, funde, fustane dhe bluza të gjata.
Ato i gjejmë në ngjyra dhe material të ndryshme, me ose pa taka, duke bërë që t’i shohim tek çdo vajzë qoftë në përditshmëri, ashtu edhe mbrëmjeve.
Por ashtu si çdo gjë e mirë, e ka një të keqe nga pas. Nëse zgjedhim që këto çizme t’i veshim me fund, fustan apo bluzë të gjatë, do të përballemi me një situatë paksa stresuese: do të na duhet herë pas herë që t’i rregullojmë, pasi nuk qëndrojnë të fiksuara pas këmbës.
Por ne kemi gjetur një zgjidhje, që mund të bëhet fare lehtë në kushte shtëpie. Për më tepër shikoni video më poshtë.


Stil Jetese
Zbulohet zona e trurit që preferon rrezikun














Stil Jetese
Këto modele unazash do t’i shihni kudo në 2018!



