Ndonëse nuk e kemi menduar ndonjëherë se kuzhinës tonë mund t’i japim ngjyrë të bardhë, është fakt se vetëm kjo ngjyrë i shkon çdo ambienti, qoftë një kuzhinë me hapsirë të madhe apo të vogël. Dhuron ndriçim dhe nuk vuan shumë për ta kombinuar me pjesën tjetër të shtëpisë. Mund të duket pak e ftohtë, por sjell në shtëpinë tuaj një ambient të ri. Prandaj po ju japim disa ide se si ta personalizononi e ta rinovoni kuzhinë tuaj pa qenë nevoja të shpenzoni shumë para.
Kontrasti: ndryshimi i dyshemes së kuzhinës tuaj do t’i jepte një pamje krejtësisht të re ambientit. E nëse doni diçka akoma më moderne provoni kontrastin.
Ndriçimi LED: instalimi i një ndriçimi LED në ngjyrën ultra-violet, që është ngjyra e këtij viti, do t’i sillte kuzhinës suaj risi dhe do ta bënte ambientit më të gëzueshëm.
Karriget: nëse doni që kuzhina juaj mos të duket e mërzitshme, atëhere provoni karriget me ngjyra të cilat janë tendencate modës për këtë vit. Mund të rregullojmë karriget e vjetra që kemi apo mund të blemë të reja, sido që të jetë, kryefjala është: alegria.
Bardhë e zi: një kombinim klasik perfekt për çdo ambient. Qofshin muret, dyshemeja apo profili i kuzhinës, nuk ka shumë rëndësi. Ky binom është githmonë fitues.
Ndryshimi i paisjeve elektro-shtëpiake: nuk po themi të hidhni të vjetrat e të blini të reja, por disa paisje ektro-shtëpiake me ngjyra do të ndryshonin impaktin e ambientit. Frigoriferi për shembull! Është një pajisje me një rol shumë të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme, prandaj le ti japim vendin që i takon!





Kura natyrale për Migrenën


Ushqimet për jetëgjatësi


Çfarë kuptimi ka nëse shihni arra në ëndërr?


Tumori mund ”të fiket” njësoj si një kompjuter


Pema e Moringës, bima magjibërëse për shëndetin






