Ndonëse Golden Globes solli vetëm zi në kodin e veshjes, vetëm pak ditë më pas ishte një tjetër event ai që solli shkëlqim të plotë në veshjen e yjeve. Artistet e kategorisë A dëshmuan dhe një herë se ia dalin më së miri në tapetin e kuq, ndërsa emrat që u veçuan këtë vit i kemi parë shpesh në listën e të veshurave më mirë.
Vera Wang, Armani, Prada, Oscar de la Renta, Michael Kors e shumë firma të tjera kanë qenë ato të cilat i kanë besuar artistet e kinematografisë. Listën e kryeson Angelina Jolie, e cila tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë nga Ralph & Russo. Jessica Chastain shkëlqeu në Vionnet, ndërsa Jessica Biel solli një version origjinal të Oscar de la Renta. Këto e shumë të tjera do t’i gjeni në fotot e mëposhtme, ku janë listuar dhjetë veshjet më të mira të Critic’s Choice Awards!
Cila është e preferuara juaj?

Ushqimet për jetëgjatësi


Çfarë kuptimi ka nëse shihni arra në ëndërr?


Tumori mund ”të fiket” njësoj si një kompjuter


Pema e Moringës, bima magjibërëse për shëndetin









Vaji i dafinës dhe vetitë e tij në shëndet



Një gotë verë për zemrën
