Erling Haaland ishte një nga emrat që spikati më së shumti gjatë Kupës së Botës 2026, jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për vëmendjen që mori jashtë saj.
Sulmuesi norvegjez realizoi një turne të shkëlqyer individual, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 1 asist në 5 ndeshje. Megjithatë, aventura e Norvegjisë u mbyll në çerekfinale, pas humbjes përballë Anglisë.
Pavarësisht eliminimit, Haaland duket se ka fituar simpatinë e shumë tifozëve, mes tyre edhe të personazheve të njohura shqiptare.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Lorna Hysa, i ka kushtuar një postim të veçantë yllit të Manchester Cityt në Instagram.
“Nuk ka rëndësi kush fiton, ti fitove zemrën time dhe zemrën e të gjithëve dhe i meriton të gjitha”, ka shkruar ajo.
Postimin Lorna e ka shoqëruar me një fotografi të krijuar përmes AI, ku shfaqet krah Haaland.
Dedikimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke lënë të kuptohet se paraqitjet e sulmuesit norvegjez në Botëror nuk e kanë impresionuar vetëm në aspektin sportiv.

