Inida Gjata, e njohur nga publiku me emrin artistik Zhaku, ishte e ftuar mbrëmjen e 14 korrikut në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan.
Gjatë një rubrike me pyetje të shpejta nga moderatorja Marina Vjollca, artistja dha disa përgjigje spontane dhe pa filtra.
E pyetur për personazhet e rrjeteve sociale, Zhaku nuk hezitoi të shprehte mendimin e saj.
“Personazhet e TikTok-ut janë të mbivlerësuar”, deklaroi ajo.
Duke e lidhur lojën me fazat e futbollit, Zhaku tha se në gjysmëfinale do të zgjidhte këngëtaren Fifi, për të cilën theksoi se ka një vlerësim të veçantë si artiste.
Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje erdhi kur Marina Vjollca e pyeti se cilën figurë do të dëshironte të kishte përballë në finale.
“Teta Mozën”, u përgjigj Zhaku, duke iu referuar shkrimtares dhe poetes së njohur Mimoza Ahmeti.
Në fund, kur u pyet se cili artist arrin gjithmonë deri në finale, ajo e mbylli me vetëbesim:
“Fiton Zhaku!”
