KreuCelebrity

Dani Alves: “Fitova miliona në futboll, por lumturinë e gjeta në burg me vetëm 113 euro”

Dani Alves: “Fitova miliona në futboll, por lumturinë e gjeta
Dani Alves ka nisur një kapitull krejtësisht të ri në jetën e tij. Ish-futbollisti brazilian, i cili u përball me një nga periudhat më të vështira pas arrestimit dhe burgosjes, është bërë predikues ungjillor dhe udhëton në vende të ndryshme për të ndarë historinë e tij përmes besimit.

Gjatë një predikimi të mbajtur në qershor në kishën Casa de Dios në Guatemalë, Alves foli hapur për kontrastin mes jetës së tij si yll i futbollit dhe përvojës në burg. Ai tha se, pavarësisht pasurisë së madhe që kishte fituar gjatë karrierës, qetësinë e vërtetë e gjeti vetëm pasi iu afrua Zotit.

“Kam fituar miliona euro falë futbollit, por në atë kohë nuk e kuptoja bekimin që kisha. Në burg fitoja vetëm 113 euro dhe, çuditërisht, isha më i lumtur se kur kisha miliona”, u shpreh ai para besimtarëve.

Alves kujtoi se, pas largimit nga futbolli, periudha në burg e bëri të reflektonte thellë për jetën. Sipas tij, besimi ishte ai që i dha forcë për të përballuar gjithçka.

“Më parë luaja futboll, më pas pastroja ambiente në burg. Por ndieja se kisha Atin tim pranë dhe kuptova se milionat nuk kanë asnjë vlerë pa Zotin”, tha ish-mbrojtësi brazilian.

Në vitin 2023, Dani Alves u arrestua dhe u dënua me më shumë se katër vite burg lidhur me një çështje të ngacmimit seksual. Ai u lirua në mars të vitit 2024, pasi pagoi një garanci prej një milion eurosh. Që prej asaj kohe është tërhequr nga futbolli dhe i është përkushtuar predikimit fetar, duke e përdorur historinë e tij si dëshmi personale në takimet me besimtarët.